Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkohet Blerim Isufaj

Blerim Isufaj (Foto: Driton Paçarada)

Foto: Driton Paçarada

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të premten, ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës u bë e ditur se KPK-ja do të mblidhet në takim të jashtëzakonshëm me pikë të rendit të ditës diskutimin për performancën e Isufajt. 

Isufaj qe rizgjedhur në këtë pozitë më 2023, ndërsa për herë të parë qe zgjedhur më 2019.

Ai ka qenë fytyra më e kritikuar në Prokurori nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Isufaj madje qe votuar nga Këshilli Prokurorial për Kryeprokuror të Shtetit, por atëkohë procesi mbeti pezull dhe nuk qe dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Madje kryeministri Albin Kurti pati thënë se në prokurori “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm, e që është Blerim Isufaj”.

Edhe Përplasje në KPK, nuk miratohet raporti për punën e Prokurorisë Speciale LAJMET E MBRËMJES Përplasje në KPK, nuk miratohet raporti për punën e Prokurorisë Speciale

Më 2 shtator, Isufaj pati përplasje me anëtarë të Këshillit Prokurorial. Përplasjet përfunduan me rrëzim të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për 2025.