Prokurori Klodjan Braho është zgjedhur si pasues i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ai u zgjodh me shtatë vota për nga Këshilli i Lartë Prokurorial të enjten.
Adnan Xholi mori tri vota, Elvin Gjokaj një ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Dumani e përfundon mandatin më 16 dhjetor.
Ndërkohë Braho do të ketë mandat trevjeçar, pa mundësi rizgjidhjeje.
Edhe
Kryesuesi i ri i KPK-së zotohet t’ia forcojë integritetin këtij institucioni
Profili i Klodian Brahos:
Klodjan Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Ka pasur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Edhe
Prokuroria Speciale e Kosovës dhe SPAK-u i Shqipërisë me ekipe të përbashkëta hetimore
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).