Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aleksandër Lumezi propozohet për zëvendës-kryeprokuror të Shtetit

Aleksandër Lumezi

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë më 29 dhjetor (të hënën) mbledhjen e radhës, ku në rend dite është edhe përzgjedhja e zëvendës-kryeprokurorit të Shtetit. Për këtë pozitë, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka propozuar ish-kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, propozimi për zgjedhjen e zëvendës-kryeprokurorit është pika e shtatë e rendit të ditës së mbledhjes së KPK-së.

Në letrën e 24 dhjetorit, drejtuar KPK-së, Qalaj ka kërkuar caktimin e Lumezit në këtë pozitë, duke theksuar nevojën për vazhdimësi institucionale dhe ushtrim të plotë të kompetencave.

“Me qëllim që të garantohet vazhdimësia institucionale, ushtrimi i plotë i kompetencave dhe përmbushja e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në përputhje me legjislacionin në fuqi, propozoj caktimin e prokurorit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, në pozitën e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në shkresën e Qalajt.

Agron Qalaj është caktuar ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit në mbledhjen e KPK-së të mbajtur më 22 dhjetor, pas miratimit të dorëheqjes së Besim Kelmendit nga kjo pozitë.

Edhe Qalaj tërhiqet nga kërkesa për ta caktuar Lumezin u.d të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit Arbëri Qalaj tërhiqet nga kërkesa për ta caktuar Lumezin u.d të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit

Por kush është Aleksandër Lumezi?

Aleksandër Lumezi, një figurë asokohe e pakontestuar, u zgjodh kryeprokuror i Shtetit në prillin e vitit 2015 pas një beteje më shumë se njëvjeçare. Por që në muajt e parë ai dha indikacione se nuk duhet ushqyer pritje të mëdha. Në mandatin e tij 7-vjeçar si kryeprokuror i Shtetit u arrestuan, u akuzuan dhe u liruan shumë persona të rëndësishëm.

Në përgjimet e asaj që njihet si afera “Pronto”, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dëgjohej duke folur për zgjedhje të gjyqtarëve e në një rast përmendte edhe afërsinë me ish-kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, emrin e Lumezit, në vitin 2019 e bëri pjesë të fushatës politike. Parulla “Shkon Lumezi, vjen Elezi”, sipas Kurtit, ishte frazë se mendësia e punës në Prokurorinë e Shtetit do të ndryshonte.

Edhe Lumezi refuzon propozimin për zvëvendëskryeprokuror të Shtetit Arbëri Lumezi refuzon propozimin për zvëvendëskryeprokuror të Shtetit

Lumezi shkoi në prillin e vitit 2022, sepse e përfundoi mandatin e ligjërisht nuk pati të drejtë për të rikandiduar. U përpoq që ta impononte për kryeprokuror të ri, përkatësisht Blerim Isufajn i cili aktualisht udhëheq Prokurorinë Speciale. Por Isufaj nuk qe dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani. Që atëherë, kjo pozitë është mbajtur me ushtrues detyre.

E pozita e zëvendës-kryeprokurorit të Shtetit nuk ka nevojë për dekret presidencial.