Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit, duke shprehur shpresën se ngjarjet e fundit nuk përfaqësojnë prirje të re destabilizuese.
“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të deskaluar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dëshiroj që sa më shpejt të arrihet shtensionimi dhe të mund të ecim përpara drejt heqjes së këtyre masav”, u shpreh Costa të mërkurën në konferencë për media me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se e ardhmja evropiane e Kosovës është e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe me përkushtimin ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon se jeni të angazhuar për të shtensionuar situatën dhe për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka thënë ai.
Costa e quajti zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor si “investimin më të madh gjeopolitik” të Bashkimit Evropian.
“Është një mundësi e madhe për Ballkanin Perëndimor dhe është thelbësore që të vazhdohet me agjendën e reformave dhe të përfitohen benefitet e saj. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në dobi të qytetarëve dhe ky proces është jetik për rrugëtimin tuaj drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Costa.