Arbëri

Çitaku-Haxhiut: Lista Serbe nuk ka se si të na shtantazhoj

vlora citaku, interaktiv, dialogu, serbia, kosova, albin kurti, pdk

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila në një konferencë për media të hënën, i akuzoi partitë që në legjislaturën e fundit ishin opozitë, për moszgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Sipas Haxhiut po të ishte Lista Serbe e pranishme, do të ishte edhe përfaqësuesi i PDK-së dhe i LDK-së dhe kësisoj nuk do të dështonte mbledhja e Kryesisë.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, tha se mosprania e saj nuk lidhet me atë të Listës Serbe dhe se sipas saj kjo parti nuk ka se si t’i shantazhojë.

“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.”, ka shkruar mes tjerash Çitaku në Facebook.