Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pa nënkryetarin e PDK-së konstituohet Kuvendi i Kosovës

Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka konstatuar të konstituuar legjislaturën e XI të Kuvendit të Kosovës, pasi janë zgjedhur nënkryetarët nga radhët e LDK-së, të komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe. Nga LDK-ja u zgjodh Kujtim Shala, ndërsa nga radhët e komunitetit serb u zgjodh Tanja Vujoviq. E nga radhët e komuniteteve tjera u zgjodh Emilia Rexhepi. 

Në këtë seancë Haxhiu tha se përkundër thirrjeve të sërishme që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pjesë në seancë, dhe atë për herë të tretë, deputetët e kësaj partie s’gjenden në seancë. Ajo tha se rrjedhimisht, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vazhdohet me votimet e nënkryetarëve tjerë pasi nuk mundet askush ta mbajë peng konstituimin. 

PDK-ja para fillimit të seancës njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seanca tjera dhe se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu në një letër drejtuar Haxhiut tërhoqi përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare. 

Po ashtu në seancë nuk morën pjesë as deputetët e Aleancës dhe disa deputetë nga LDK-ja. 


 

Lexo përditësimet tjera
Dhjetë ligje në një seancë

LIVE: Pa nënkryetarin e PDK-së, konstituohet Kuvendi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konstatuar të konstituuar legjislaturën e XI të Kuvendit...