Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku-pushtetit: Ndarja e pushteteve s’është kërcënim, mendësia totalitare po

Nenkryetarja e PDK-se, Vlora Citaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në një status në Facebook, ka thënë se partia në pushtet, n darjen e pushteteve po e sheh si kërcënim.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo e ka akuzuar Qeverinë për “mendësi totalitare”, të cilën ajo e ka quajtur kërcënim.

“Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambiciet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjshëm. Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është.

Kryeministri Albin Kurti së fundi është kritikuar për deklaratat e tij drejtuar Prokurorisë, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku ishte diskutuar për arrestimin e Krasniqit, të mbajtur muajin e kaluar Kurti i ka dalë në mbrojtje Krasniqit dhe ka thënë se atij po i bëhet gjyqi në seancë të Kuvendit. Ai e ka cilësuar si të qëllimshëm arrestimin e tij, duke e ndërlidhur me figurën e kandidatit për kryeprokuror shteti, Blerim Isufaj. Për këto qëndrime Kurti është akuzuar nga ligjvënësit opozitarë se po mbron një të dyshuar për përfshirje në korrupsion, i cili, sipas tyre, ka qenë zyrtar i Vetëvendosjes.

Edhe Çitaku: Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen Arbëri Çitaku: Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen

Krasniqi të mërkurën është mbrojtur edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ai gjatë raportimit në Komisionin për integrime evropiane, ka thënë se Prokuroria e Kosovës “s’ka interes të merret me raste, por ka interes të merret me rastin e menaxherit që një kompani që ka punuar me humbje e ka sjellë në profit 107 milionë euro”.

Qeveria së fundi është kritikuar edhe për bllokim të të hyrave vetjake të komunave. Ndërkohë që në mbledhjen e Qeverisë, që është mbajtur të mërkurën, kryeministri Kurti ka thënë se në disa raste niveli i qeverisjes lokale po përdoret si opozitë ndaj nivelit qendror.