Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimet e Albin Kurtit si kryeministër në detyrë. Ajo ka thënë se Kurti po vazhdon të emërojë individë në pozita edhe pse Kuvendi është shpërndarë dhe Qeveria është në detyrë. 

Çitaku ka theksuar se Kurti po abuzon me shtetin dhe se po sillet sikur institucionet “janë pronë private”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë. Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit”, ka shkruar Çitaku në Facebook. 

Edhe pse është në detyrë, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar të shtojë zëvendësministra në kabinetin e tij. Të premten, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti ka emëruar tre zëvendësministra - Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Agon Batushën në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Hysni Mehanin në Ministrinë e Financave.

Kosova do të shkojë edhe në një palë zgjedhje parlamentare më 7 qershor, pasi partitë nuk arritën ta zgjidhnin presidentin.

 

Haradinaj për emërimet e Kurtit: Ligjërisht të lejuara, por të panevojshme dhe të pahijshme

1 muaj më parë / 2 maj 2026 14:26
r haradinaj

Photo: Driton Paçarada

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka cilësuar të panevojshme dhe të pahijshme në këtë periudhë emërimet e fundit të zëvendësministrave nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Në një deklaratë për media të shtunën, Haradinaj ka thënë se, ndonëse këto emërime nuk janë domosdoshmërisht në kundërshtim me ligjin, ato nuk janë të hijshme, sidomos në prag të zgjedhjeve.

“Me ligj nuk e di që është keq, por është e pahijshme tash dhe e panevojshme realisht. Nuk e shoh pse duhet të ndodhë në këtë mënyrë tani. Janë shpallur zgjedhjet dhe janë vetëm rreth 40 ditë deri në votim, prandaj këto veprime nuk duken mirë”, deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se në këtë fazë, fokusi i Qeverisë duhet të jetë në përmbushjen e detyrave ekzistuese, e jo në emërime të reja.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme dhe përgatitjet e AAK-së, Haradinaj theksoi se partia është e gatshme për garë, pavarësisht proceseve të brendshme.

Sipas tij, listës zgjedhore të AAK-së do t’i prijë Ardian Gjini, i cili është kandidati i tyre për kryeministër.

“Ne jemi vazhdimisht në terren, pranë strukturave dhe votuesve, dhe besojmë në sukses. Ardian Gjini është një figurë politike me përvojë dhe aktualisht një shembull i mirë i qeverisjes si kryetar i Gjakovës”, u shpreh Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Zyra e Kryeministrit njoftoi për emërimin e tre zëvendësministrave. Kritika për këtë pati edhe nga PDK-ja e LDK-ja.

Bajrami akuzon Kurtin për emërime të panevojshme: Po zhvatet buxheti i shtetit

1 muaj më parë / 2 maj 2026 13:17
Hykmete Bajrami

Photo: Driton Paçarada

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po emëron zëvendësministra pa nevojë, vetëm për t’u siguruar paga nga buxheti i shtetit.

Sipas saj, në një kohë kur Qeveria është në dorëheqje dhe me kompetenca të kufizuara, emërimet e reja janë të pajustifikueshme.

“Kur një qeveri është në dorëheqje, ministrat kanë kompetenca të kufizuara dhe nuk punojnë me kapacitet të plotë. Pikërisht në këtë situatë Kurti po emëron zëvendësministra. Jo për punë, sepse s’ka punë dhe as ndonjë nevojë urgjente, por që të marrin pagë nga buxheti pa bërë asgjë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo e ka cilësuar këtë veprim si “zhvatje të buxhetit” dhe “abuzim me pozitën zyrtare”, duke shtuar se dëmi nuk kufizohet vetëm te shpenzimet aktuale.

“Dëmi është edhe te standardi që po vendoset, duke e trajtuar shtetin si pronë partiake dhe si mjet për shpërblimin e militantëve. Këto standarde të ulëta do t’i kushtojnë gjatë këtij vendi”, është shprehur ajo.

Në fund, Bajrami i ka bërë thirrje Qeverisë që të largohet nga pushteti, duke theksuar se, sipas saj, “është koha të shkoni në opozitë, pasi e keni gërryer shtetin”.

Gjatë ditës së djeshme, Zyra e kryeministrit njoftoi për emërimin e tre zëvendësministrave. Kritika për këtë pati edhe nga sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.