Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar që cenon demokracinë derisa theksoi se vetëm përsërit frazat e PDK-së.
Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosja nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Në mungesë të argumenteve, ai dhe partia e tij përdorin sulme, shpifje dhe linçim politik. Ky është mentalitet i pastër totalitar, që përbuz demokracinë dhe synon të shembë ndarjen e pushteteve. Albin, mendoje mirë: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet. Përpjekjen tënde për ta kthyer arrogancën dhe përbaltjen në normë politike do ta frenojmë”, ka thënë ajo.
-
Çitaku i reagon VV-së: Nuk do ta lejojmë delegjitimimin e institucioneve
-
Çitaku: Tërheqim lëndët nga Kushtetuesja nëse VV-ja zotohet t’i votojë ndryshimet në Ligjin për Specialen
-
Çitaku: Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen
-
Çitaku: Qëllimi i VV-së është ta thellojë krizën
-
Çitaku: Pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, Kurti do të pësonte fiasko edhe më të thellë politike