Analisti Seb Bytyçi ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka interes për të hyrë në qeveri, e sipas tij, për Lidhjen Demokratike të Kosovës bashkëqeverisja është më atraktive.
Ai nuk prej ndonjë zhvillim produktiv nga takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me atë të PDK-së të premten lidhur me formimin e institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PDK-ja do t’i ketë propozimet e veta për presidentin, sa i përket qeverisë nuk besoj se ka interes për të hyrë në qeveri. Në takimin me PDK nuk pres se do të prodhojë diçka produktive sa i përket formimit të institucioneve, konkretisht zgjedhjes së presidentit”, ka thënë ai në Interaktiv.
Bytyçi e ka cilësuar të ndërlikuar situatën në LDK, duke theksuar se secilin skenar që ndjek kjo parti bart rreziqe politike, qoftë atë për qeveri apo qëndrimin në opozitë. Ai theksoi se LDK-së i shkon “për shtati” që të hyjë në qeveri.
“LDK-ja është në situatë të vështirë, ka presione... ka përçarje të brendshme duke përfshirë edhe për çështjen e Osmanit. Secilin drejtim që e merr është me rreziqe, nëse shkon në qeveri ndoshta i shkon më së shumti për shtati, por nëse qëndron në opozitë ndoshta ka shpresa të rritet. Por nëse qëndron në opozitë pyetja është se kush do ta udhëheqë LDK-në në opozitë. Duke u futur në qeveri ndoshta nuk i dalin të palarat në shesh dhe nuk ndodh një përçarje e brendshme që besoj se do të ndodhë. Më atraktive për LDK-në është qeveria”.
Të premten, Kurti do të takohet me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhikun. Ai i Aleancës, Ardian Gjini, e ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim.
Kurti i ftoi kryetarët e partive për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, në ditën kur ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Hamza pas një mbledhjeje të Kryesisë së partisë ka thënë se PDK-ja e ka më me prioritet adresimin e sfidave të Kosovës sesa ndarjen e posteve.
E Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij shprehu gatishmëri që LDK-ja të jetë pjesë aktive, brenda parimeve që i përfaqëson, drejt formimit të institucioneve.