Me burgim të përjetshëm është dënuar Anis Hemissi që kishte vrarë 36-vjeçarin Flamur Beqiri në Londër, më 2019.
Beqiri ishte dënuar në sytë e bashkëshortes teksa ajo përpiqej të mbronte të birin e tyre dyvjeçar.
Vrasja kishte ndodhur në Natën e Krishtlindjeve më 2019.
Një gjykatë në Angli e ka dënuar vrasësin me burgim të përjetshëm me minimum prej 35 vjetësh.
Siç raportojnë mediat në Angli, Beqiri ishte në krye të një bande ndërkombëtare të drogës dhe ishte cak i sulmit për shkak të përplasjeve të grupeve rivale kriminale. Dyshohej se ishte pjesë e tregtisë së drogës që nga viti 2007.
Edhe
I veshur si punëtor i mbeturinave, dënohet vrasësi i Flamur Beqirit në Britani
Hemissi ishte punësuar për të udhëtuar drejt Londrës që ta kryente vrasjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Një shqiptar në Britani dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy bashkëkombësve
-
Disa nga vrasjet e grave që tronditën publikun
-
Haxhiu: Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim
-
Berisha-Rexhepi: Dënimet me burgim të përjetshëm mund të parandalojnë raste në të ardhmen