Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka treguar arsyen pse u zgjodhën kandidatin e PDK-së, Hilmi Hoxhën, për kryesues të Kuvendit të Podujevës.
Bulliqi ka thënë se kjo është bërë për të evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal.
Hoxha është votuar për kryetar pas raundit të tretë.
“Sot është përmbyllur me sukses procesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës, ku pas raundit të tretë të votimit me shumicë votash në këtë pozitë është zgjedhur profesori Hilmi Hoxha. Gjatë ditës së djeshme, ne (LVV) kemi propozuar kandidaten tonë për kryesuese të Kuvendit. Por, pasi propozimi ynë nuk gjeti mbështetjen e nevojshme, zonja Stublla sot është tërhequr nga gara për t'i hapur rrugë zgjedhjes së kryesuesit nga radhët e opozitës në Kuvend. Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita. Kryesuesit Hilmit Hoxha i uroj detyrën dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin tim të plotë si kryetar i Komunës me qëllimin e vetëm shtyrjen përpara të projekteve me rëndësi për komunën dhe qytetarët tanë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
-
Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Podujevës
-
VV-ja e PDK-ja arrijnë marrëveshje për qeverisjen në Podujevë, Shabani zgjidhet kryesues
-
Bulliqi e shpall fitoren në Podujevë
-
Hyseni ia numëron keqpërdorimet, Bulliqi i thotë se është praktikant
-
Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i LDK-së në Podujevë