Shukri Buja është deklaruar i pafajshëm për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar i Lipjanit, raporton KTV.
Në seancën e parë fillestare, ish-kryetari i Lipjanit është paraqitur bashkë me 9 persona tjerë që akuzohen për dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim i ndikimit dhe punime ndërtimore të kundërligjshme.
Të gjithë të akuzuarit kanë thënë se nuk e ndjejnë veten fajtorë për akuzat e Prokurorisë Speciale. Rasti ka të bëjë me një vendim të Komunës së Lipjanit, në bazë të të cilit i ishte lejuar biznesmenit Fahri Retkoceri që të ndërtojë një objekt banimi në një tokë që ka qenë e destinuar për tokë bujqësore.
Kjo ishte bërë pas Komuna e kishte ndërruar krejt planin urbanistik duke ia përshtatur kërkesës së Ratkocerit për ndërtim të objektit. Seanca e radhës është caktuar për muajin maj.
-
Në seancën e sotme të Shukri Bujës, ai s’ndjehet fajtor
-
Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shukri Bujës
-
Shtyhet gjykimi ndaj Shukri Bujës, mungon gjyqtari
-
Gjykata planifikon deri në qershor të përfundojë gjykimin ndaj Shukri Bujës
-
Apeli refuzon ankesat e mbrojtësve në rastin e 9 të pandehurve për korrupsion