Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për disa orë në Qafë-Murriz në Dibër, për shkak të bllokimit të rrugës, si pasojë e reshjeve të dendura të borës. Policia e Shqipërisë ka njoftuar në mbrëmje se ka arritur të bëjë evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin nëpër vetura.
Gjendje e rënduar në rrugë vazhdon të ketë edhe në zona të tjera. autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa kanë thënë se po punohet që të mundësohet lëvizja e të gjitha automjeteve të bllokuara.
Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të shmanget për qarkullim rruga e Arbrit.
Telashe ka pasur edhe në Shkodër e Kukës.
Artikuj të ngjashëm
-
Evakuohen tre kosovarë që u bllokuan nga bora në Valbonë
-
Shqipëria përfshihet nga bora, një zonë shpall gjendje të jashtëzakonshme
-
Reshjet e borës shkaktojnë probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
-
Bllokohen qindra njerëz në Kroaci, shkaku i stuhisë së borës
-
Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes