Arbëri

Bislimi takim me shoqërinë civile, diskutohet zbatimi i Agjendës së Reformave Evropiane

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Qeveria është e sinqertë në bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile dhe për të pasur sukses në takime, “është mirë që të përgatitemi mirë”.

“Gjitha informatat që ju intereson është obligim i zyrës tonë që t’ua sigurojë. Kjo qasje na mundëson që të shkojmë përpara përtej asaj që kemi pasur si standard e që ka qenë vetëm shkëmbimi i informatave”, ka deklaruar Bislimi në një takim me shoqërinë civile.

Ai theksoi se në periudha tremujore duhet të kenë takime mes Qeverisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, me qëllim të diskutimit të progresit dhe zbatimit Agjendës së Reformave Evropiane (ERA2).

“Propozimi juaj është që të kemi edhe takime të tjera sektoriale që do të mund të ishin më të shpeshta. Propozimi i tretë është që shoqëria civile të jetë në diskutimet publike që i bëjmë. Si Qeveri jemi të interesuar ta intensifikojmë bashkëpunimin dhe propozimi i fundit është që edhe ne të jemi pjesëmarrës në takimet që ju i organizoni në formatin e integrimit evropian”, tha ai.