Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka prezantuar para udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë, prioritetet e agjendës evropiane për këtë vit.
Në bisedë me ta, Bislimi ka thënë se Kosova është e përkushtuar në reformat e Agjendës për Reforma Evropiane, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dialogut, liberalizimin e vizave e çështje të tjera.
“Sot në #EUHOMS prezantova prioritetet e agjendës së BE-së për vitin 2022. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në reformat e MSA/ERAII, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dialogut me Serbinë, rimëkëmbjen ekonomike, liberalizimin e vizave në mënyrë që të krijojë momentum pozitiv dhe të aplikojë për anëtarësim në BE”, shkroi Bislimi.
Bislimi shtoi se Kosova pret që me drejtimin e presidencës nga Franca, Ballkani Perëndimor të shkojë drejt BE-së.
Sot mora pjesë në takimin e ambasadorëve të BE-së të akredituar në Kosovë. Në takim u prezantuan prioritetet e...
Posted by Besnik Bislimi on Wednesday, January 19, 2022