Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe të reformohet.
Në Komisionin për Integrim Evropian, si ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kërkesat bazë, e pret që BE-ja t’i largojë masat e vëna kundër saj.
“BE-ja duhet të zgjerohet dhe të reformohet. Ne e mbështesim plotësisht qasjen që kushtëzon fondet e BE me vlerat. Kosova përfiton 950 milionë euro brenda katër vitesh. Kjo njëherësh përbën shumën më të madhe që ndonjëherë Kosova ka përfituar. Është shumë e rëndësishme që BE-ja të heqë masat represive ndaj Kosovës meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë...”, ka thënë ai.
Bislimi ka shtuar se synimi për këtë vit është pranimi i pyetësorit nga BE-ja “në mënyrë që të dëshmojmë që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat”. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme të përgjigjen.
-
Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet
-
Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave
-
Bislimi për anëtarësim në BE: Duhet të ketë proces të standardizuar të vlerësimit për gjithë rajonin
-
Bislimi: BE-ja t’i heqë sa më shpejt masat ndaj Kosovës
-
Bislimi: Disa fusha do të duhej të vlerësoheshin më shumë në raportin e BE-së