Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin evropian.
Këtë deklaratë Bislimi e ka bërë në diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030- Ëndërr apo Realitet?” që është mbajtur të premten në Athinë, në përgjigjen ndaj pyetjes se sa është reale mundësia e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.
“Zëvendëskryeministri theksoi se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së. Duke theksuar se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit, ai nënvizoi se vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Ai ka folur edhe për procesin e liberalizmit.
“Në fjalën e tij, teksa nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e zgjerimit, ai tha se me procesin e liberalizimit të vizave tashmë të kompletuar e të arritur, Kosova vijon punën në trajektoret e tjera po aq të rëndësishme për vendin, dhe veçanërisht rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shtoi se Republika e Kosovës ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces, duke analizuar dhe sektorët e fushat përmes së cilave edhe më së shumti dëshmojmë që jemi gati, kemi avancuar e shënuar progres të shpejtë dhe meritojmë hapa konkretë tutje”, thuhet në njoftim.
Kjo ngjarje thuhet se është organizuar nga Eliamep, në bashkëpunim me Forumin Strategjik të Bledit.
-
Bislimi sërish bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Bislimi: BE-ja duhet të zgjerohet dhe reformohet
-
Bislimi: BE-ja t’i heqë sa më shpejt masat ndaj Kosovës
-
Bislimi: Disa fusha do të duhej të vlerësoheshin më shumë në raportin e BE-së
-
Bislimi: Arritëm ta zhbllokojmë procesin e liberalizimit të vizave