Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mirëpret rezolutat e ndryshme në Parlamentin Evropian, e po ashtu thirrjet për njohjen e Kosovës edhe nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, e po ashtu për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Kosova mbetet vendi i vetëm nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor që ende s’ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Ne besojmë që trajtimi i aplikimit është i mundshëm. S’ka asnjë problem teknik që Kosovës t’i dorëzohet pyetësori. Mosnjohja nga pesë shtetet nuk ka qenë problem për nënshkrimin e MSA-së e as për vizat, vullnet i tillë duhet të përdoret edhe kësaj radhe në Këshill të BE-së. Mungesa e anëtarësimit në këto organizata s’shkaktohet nga faktori i mungesës së demokracisë, por nga sjellja autoritare përreth nesh”, ka thënë Bislimi, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim Kosovë – BE.
Bislimi ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese nga BE-ja, e duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.
“Përgjigja e BE-së dhe NATO-s në rajonin lindor të Evropës ka qenë shumë e qartë, kështu duhet të trajtohet edhe kërcënimi i sigurisë për Ballkanin Perëndimor. Duhet të largohen masat ndaj Kosovës. Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë Bislimi.
-
Mandl bën thirrje për heqje të masave ndaj Kosovës e zbatim të marrëveshjeve të dialogut
-
Konjufca: Njohja reciproke të jetë pjesë thelbësore e marrëveshjes
-
Bislimi në takim me zyrtaren franceze: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta
-
Bislimi ripërsërit kërkesën për heqjen e masave ndaj Kosovës: Borrelli e rekomandoi
-
Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet