Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përsëritur kërkesën që Kosovës t’i hiqen masat e Bashkimit Evropian, duke thënë se ato vazhdojnë të jenë të padrejta.
Në takim me zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Marguerite Costa de Beauregard, u tha se kanë diskutuar për fuqizimin e dy vendeve në ekonomi dhe në fushën e infrastrukturës.
“U trajtua dhe rrugëtimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës si prioritet i yni, gjersa sot presim dhe dorëzimin e Raportit për Vendin. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi gjithashtu dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e masave”, thuhet në komunikatën për media.
-
Kosova do ta kërkojë heqjen e plotë të masave në Samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor
-
Osmani: Para dialogut, të hiqen masat ndaj Kosovës
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani kërkon nga BE-ja t'i heqë masat ndaj Kosovës, i quan të padrejta
-
Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës