Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën mirëpriti në takim raportuesin për Kosovë në Parlamentin Evropian, eurodeputetin Riho Terras.
Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri e uroi eurodeputetin për pozitën e re si dhe e falënderoi Parlamentin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, “si në procesin e liberalizimit të vizave, progresit dhe avancimit të Kosovës si dhe rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më tej, theksoi arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati, nga progresi demokratik e rritja ekonomike, deri te avancimi me zbatimin e reformave në procesin e integrimit evropian. Ai tha se ERA II arriti një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian, niveli i zbatueshmërisë së reformave vitin e kaluar arriti në 66.12%, duke përfshirë dhe shumë reforma të papërmbushura me vite me radhë e që gjetën epilog gjatë këtij mandati”, thuhet në njoftim.
Bislimi, sipas njoftimit, nënvizoi rëndësinë e avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së dhe trajtimit serioz dhe meritor të aplikimit të Kosovës të dhjetorit të vitit 2022.
“Në takim u diskutua dhe rreth sfidave dhe perspektivës në këtë proces, potenciali i Kosovës për progres dhe zhvillim, angazhimi në Planin e Rritjes si dhe procesi i dialogut”, vijon njoftimi.