Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bileta për linjën Prishtinë-Aeroport do të sillet rreth 3 euro

Së shpejti do të lëshohet për qarkullim linja e autobusit nga Prishtina për në Aeroportin e Prishtinës. Për këtë është nënshkruar marrëveshja ndërmjet ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe i Transportit, Rexhep Kadriu, sot për televizionin publik tha se mungesa e deritashme për linjën e autobusit Prishtinë-Aeroport është si pasojë e mos vullnetit nga ana e ministrave të kaluar.

“Kemi pasur mbi 2 milionë pasagjerë nga ANP-ja dhe ka qenë e padrejtë që të mos kemi pasur linjë të autobusit”, tha Kadriu.

Sipas tij nga e hëna do të krijohet një komision me komunën e Prishtinë ku do të vendoset për linjat e autobusit dhe për çmimin që do të paguajnë udhëtarët.

“Nuk do të shkojë më shumë se 3 euro bileta e autobusit nga Prishtina deri në Aeroport”, tha Kadriu.

Edhe Së shpejti linjë autobusi nga Prishtina në Aeroport Arbëri Së shpejti linjë autobusi nga Prishtina në Aeroport

Ai bëri me dije se kanë investuar shumë në komunat e Kosovës ku veçohet edhe Prishtina.

“Rruga e Veternikut ka mbetur një greminë. Ne kemi gjetur me një projekt të shpallur, ka qenë pa koordinim me Prishtinën. Do të ndërtohet Rruga “A”, e cila lidh Kalabrinë me lagjen ‘Mat’”, tha ai.