Të mërkurën është lëshuar për qarkullim linja e autobusit Prishtinë-ANP “Adem Jashari” dhe anasjelltas.
Në nisjen e kësaj linje mori pjesë zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili theksoi rëndësinë e saj dhe në të njëjtën kohë shprehu angazhimin e ministrisë për të mundësuar edhe një linjë të tramvajit që do të mundësojë qarkullimin edhe më të shpejtë të qytetarëve nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit “Adem Jashari”.
Kadriu po ashtu theksoi angazhimin në të ardhmen që çmimi fillestar prej 3 euro të zbritet, sepse kjo do të ndikonte edhe më tepër që kjo mënyrë e lëvizjes në këtë relacion të bëhet edhe më e përdorshme nga të gjithë.
“Jemi të hapur që komunës së Prishtinës t’i dalim në ndihmë edhe në sektorë të tjerë, ku do të ndikonim pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e tyre”, tha në fund Kadriu.
-
Bileta për linjën Prishtinë-Aeroport do të sillet rreth 3 euro
-
Shtohen linjat e autobusëve nga Aeroporti para ndeshjes Kosovë-Turqi
-
Për herë të parë, mund ta blini online biletën e Trafikut Urban në GjirafaTravel
-
Abrashi kërkon që aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” të jetë konkurrues me aeroportet e rajonit
-
Rifilloi linja e trafikut urban për në Aeroportin e Prishtinës