Ndërmarrja publike komunale “Trafiku Urban”, prej sot ka nisur linjën e rregullt të Transportit Publik Prishtinë - Aeroport - Prishtinë.
Kjo linjë mban numrin 1A dhe nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës është 3 euro.
Nisja bëhet nga Stacioni i Autobusëve, pastaj në qendër të Prishtinës, tutje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Kthimi nga ANP - kalon nëpër qendër (Rr. Robert Dol, Grandi, Katedralja), Bulevardi Bill Klinton dhe përfundon në Stacion të Autobusëve si pikë e fundit, prej nga fillon nisja e radhës.


Artikuj të ngjashëm
-
20 vjet pas luftës dhe 11 vjet pas pavarësisë, kryeqyteti arrin të ketë linjë të autobusit për në aeroport
-
Prej 1 majit fillon linja e autobusit Prishtinë-Aeroport-Prishtinë
-
Linja për Aeroport çdo 2 orë, qytetarët kërkojnë të ketë autobusë më shpesh
-
Rifilloi linja e trafikut urban për në Aeroportin e Prishtinës
-
Rikthehet linja e autobusit për në Aeroport