Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka biseduar sot me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për operacione paqësore Binto Keita dhe m shefin e UNMIK-ut, për, siç njofton FoNet, veprimin e misionit të KB-së në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.
Sipas kësaj agjencie, transmeton Koha.net, Daçiq ka theksuar “rëndësinë që KB-ja ka për Serbinë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial , ndërsa ka theksuar domosdonë e ruajtjes së UNMIK-t si garantues të statusit neutral me vëllim dhe mandat të pa zvogëluar në Kosovë.
Përfaqësuesit e KB-ës kanë përmendur faktin se Serbia në operacionet paqësore n ë botë merr pjesë me më shumë se 300 pjesëtarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Për Kosovën të debatohet vazhdimisht në KS të OKB-së, insiston Serbia
-
Serbia do që UNMIK-u të vazhdojë misionin në Kosovë
-
Bërnabiq e “sheh” UNMIK-un mision “në territorin e Serbisë”
-
Në prag të seancës së KS të KB për Kosovën, Daçiq falënderon shefin e UNMIK-ut
-
Daçiq thotë se Serbia është e gatshme për kompromis, “por Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet”