Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në prag të seancës së KS të KB për Kosovën, Daçiq falënderon shefin e UNMIK-ut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka pritur sot përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, në prag të mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të KB mbi punën e UNMIK-ut, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

raportimeve të medieve serbe, ata kanë biseduar për situatën e ndjeshme aktuale, të sigurisë dhe asaj politike në Kosovë, posaçërisht pas vrasjes tragjike të Oliver Ivanoviqit, si dhe në lidhje me zhvillimet aktuale pas përpjekjeve për suprimimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu raportohet se temë bisede ishte edhe perspektiva e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe, siç theksohet – rreth angazhimit të UNMIK-ut.

Raportohet se është theksuar rëndësia e pranisë dhe të veprimit të mëtejshëm të pazvogëluar të këtij misioni me qëllim të, siç thekson komunikata, krijimit të kushteve për jetë normale dhe të dinjitetshme të serbëve dhe të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera joshqiptare në Kosovë e Metohi, citojnë mediat e Beogradit komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Daçiq, sipas këtij burimi, ka thënë se për Serbinë mbajtja e dinamikës aktuale dhe formatit të seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB në këtë temë janë me rëndësi të veçantë, posaçërisht në kontekstin e synimeve në drejtim të ndërtimit të besimit dhe të stabilitetit, transmeton koha.net.

Shefi i diplomacis serbe ka shprehur falnderimet e veçanta pr prpjekjet e investuara dhe implementimin e mandatit t UNMIK-ut, dhe se pret q Misioni edhe n periudhn e ardhshme do t vazhdoj zbatimin e tij n prputhje me Rezolutn 1244 t KS t OKB (1999).