Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi, por Prishtina sipas tij nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ka bërë thirrje që pa vonesa të themelohet bashkësia e komunave serbe.
Daçiq kërkoi që të mos ndryshohet mandati i UNMIK-ut dhe vlerësoi praninë e OKB-së me rëndësi për ndërtimin dhe avancimin e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe ndërtimin e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë, raporton KP.
Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, deklaroi se iniciativa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialogun e brendshëm për Kosovën kontribuon për të qytetarët e rajonit.
Mbledhja e KS të OKB-së, ku është shqyrtuar raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë-UNMIK është mbajtur sot në Nju Jork.
Ai ka vlerësuar se dialogu Beograd-Prishtinë kërkon përkushtim më të fuqishëm. Guteres në raportin e rregullt tremujor për punën e UNMIK-ut nga data 16 korrik deri 15 tetor ka theksuar se ky mision ka punuar në ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
-
Vuçiq-Lajçakut: Serbia e gatshme t’i respektojë nënshkrimet dhe dakordimet
-
Daçiq: Nuk pranojmë marrëveshje të njëanshme
-
Shefi i UNMIK-ut u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv
-
Vuçiqi kërkon përmbushjen e premtimeve nga Kosova: Pastaj bisedojmë për kompromise
-
Daçiqi thotë se Serbia është e angazhuar për zgjidhje kompromisi me Kosovën