New York, 26 shtator - Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke u inkuadruar në debatin “Aksioni për paqe”, kushtuar operacioneve paqësore, të organizuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se “është shumë e rëndësishme se një nga misionet e OKB-së, UNMIK-u, i themeluar me Rezolutën 1244, është në territorin tonë”.
“Prania e pazvogëluar e UNMIK-ut në Kosovë e Metohi me mandat të pandryshuar ka rëndësi vendimtare për ruajtjen e stabilitetit në krahinën tonë jugore”, është shprehur Bërnabiq, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë së Serbisë, transmeton Koha.net.
Ajo shtoi se “UNMIK-u vepron në rrethana jashtëzakonisht të komplikuara politike e të sigurisë, prandaj është i domosdoshëm të vazhdojë angazhimi i tij në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB”.
Misioni i UNMIK-ut në Kosovë, i vendosur pas luftës në Kosovë, aktualisht ka funksion dhe prani simbolike në vendin tonë, pasi ai u zëvendësua me EULEX-in, funksionet dhe prania e të cilit tani po ashtu janë simbolike në Republikën e Kosovës, rikujton Koha.net.
-
SHBA-ja përsërit thirrjen për mbylljen e UNMIK-ut
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën
-
SHBA-ja ripërsërit thirrjen për mbylljen e UNMIK-ut: S’ka krizë sigurie në Kosovë
-
Kos e habitur që Paunoviqi vazhdon të jetë ministre
-
BE për deklaratën e Paunoviqit për pastrim etnik në Kosovë: Nuk ka vend në Evropë për avokim të pastrimit etnik