Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka përsëritur qëndrimin e SHBA-së për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.
Ajo ka thënë se udhëheqja nga institucionet e Kosovës dhe prania ndërkombëtare shpie në drejtimin e njëjtë se UNMIK-ut i ka ardhur fundi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“UNMIK-u është krijuar më 1999 në bazë të Rezolutës 1244 për të ofruar një prani ndërkombëtare për të ndihmuar në stabilizimin e mjedisit pas luftës në Kosovë. Ky ka qenë moment tjetër, mision tjetër dhe Kosova ka qenë vend tjetër. Tani kjo nuk është realiteti në terren. Nuk ka arsyetim që Kosova të trajtohet më 2026 sikur ë ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon. UNMIK-u nuk luan më rol as qeverisës, as ushtarak e as të ndërmjetësimit. Nuk po adreson as sigurinë e as paqeruajtjen dhe nuk po e avancon as normalizimin”, ka thënë ajo.
Ajo u ka kërkuar shteteve që financojnë UNMIK-un që të pyesin veten se për çka po paguajnë në këtë mision.
Ndërkaq për raportin, ajo ka thënë se mesazhi i SHBA-së është i thjeshtë.
“Rruga e vetme përpara është normalizimi. Presidenti Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, të dyja palët të ulin temperaturën dhe do të bëjnë deeskalim e do të ulen në tavolinë, do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja jo nga e kaluara me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.
Ndërkaq përfaqësuesi i Kinës ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për stabilitet në Kosovë.
“Konsolidimi është rruga e drejt për Kosovën. Bashkësia e komunave serbe duhet të implementohet, kjo është parakusht për stabilitet në Kosovë. Misioni I OKB-së për një kohë të gjatë ka luajtur rol për stabilitetin në Kosovë. Qëndrimi i Kinës në çështjen e Kosovës është i qartë, mbështesim palët që të bashkëpunojnë në kuadër të Rezolutës 1244 për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët përmes një dialogu të vërtetë. Në këtë proces sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Serbisë duhet të respektohet plotësisht”, ka thënë ai.
E përfaqësuesja e Greqisë mosnjohëse ka thënë se mirëpret zgjatjen e mandatit të EULEX-it po që se kërkohet, teksa ka bërë thirrje që e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian.