Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bekim Jashari konfirmon se garon për kryetar të Skenderajt

Valon Loshaj, dhëndri i Bekim Jasharit, ka bërë të ditur se ky i fundit i ka thënë PO kandidaturës për kryetar të Skënderajt. Përmes Facebookut, Loshaj ka shpërndarë njoftimin, duke theksuar se me Bekimin në krye Skenderajn e presin ditë të mira.

Më poshtë, teksti i plotë postimit të Loshajt.

“Të dashur miq,

Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë - Drenicës.

Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që Bekim Jashari tha PO.

Edhe Sami Lushtaku përkrah Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt Arbëri Sami Lushtaku përkrah Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt

-PO për Kryetar të Skenderajit,

-PO për drejtësi në Skenderaj,

-PO për zhvillim ekonomik në Skenderaj,

-PO për mirëqenie të qytetarëve,

-PO për zhvillimin e shëndetësisë,

-PO për zhvillimin e arsimit,

Edhe Bekim Hamëz Jashari, shqyrton mundësinë e kandidimit për kryetar të Skenderajt Arbëri Bekim Hamëz Jashari, shqyrton mundësinë e kandidimit për kryetar të Skenderajt

-PO për prosperitet të Skenderajit.

Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar, andaj urime Drenicë, urime Skenderaj, faleminderit Bekim”.