Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Begaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Deçanit

Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i ndahet titulli “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit

Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i ndahet titulli “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit

Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i është ndarë titulli “Qytetar Nderi” nga Komuna e Deçanit të dielën. 

Pas pranimit të këtij çmimi, Begaj e ka falënderuar komunën për këtë çmim, duke shtuar se vendi i Kosovës dhe i Shqipërisë bashkë është në Evropë. 

“Mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme. Shumë faleminderit për mikpritjen. Kam ardhur te Bjeshkët e Nemuna, vendin e bekuar nga Zoti. Jam në një trevë ku kam gjetur burra e trima patriotë, njerëz të besës e të fjalës. Fati na ka dërguar në rrugë të ndryshme, por përcaktimi  tij është i njëjtë, të gjithë bashkë do të jemi në Evropë, me një Kosovë të lirë e të pavarur. Për këtë Deçani ka shkrepur pushkët e para të UÇK-së, në këtë 25 vjetor të çlirimit kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe të rënët me respekt e krenari. Nga sot jam shumë i nderuar që të jem ‘Qytetar Nderi’ i kësaj komune”, ka thënë ai.

Në këtë seancë solemne të pranishëm ishin edhe deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj e Pal Lekaj.


Begaj bëri homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të dielën ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Komuna e Deçanit ka nderuar presidentin Begaj me titullin "Qytetar nderi i Deçanit".

Begaj vlerësoi lartë gjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për lirinë në Kosovë. Ai shtoi se liria duhet të mbrohet me çdo kusht.

Edhe Presidenti Begaj merr titullin “Qytetar Nderi” në Deçan LAJMET E MBRËMJES Presidenti Begaj merr titullin “Qytetar Nderi” në Deçan

“Është kënaqësi të jem këtu në Deçan, në këtë vend të shenjt për të vazhduar festimet tona për 25-vjeotorin e Çlirimit të Kosovës. Jemi këtu për të vlerësuar gjithë sakrificën, gjithë gjakun e derdhur për të arritur në këtë ditë të lirisë që është e jashtëzakonshme për ne dhe për shqiptarët. Prandaj, duhet ta mbrojmë me çdo kusht”, theksoi ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke iu uruar mirëseardhje presidentit Begaj, ka theksuar se në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan qëndrojnë heronj, të cilat kontribuuan për çlirimin e vendit.

“Në ditët më të bukura tona, presidenti i Shqipërisë me zonjën e parë, Shkëlqesia e tij, gjeneral Bajram Begaj ka vizituar Gllogjanin, Deçanin edhe një herë, pra Kosovën. Jam i nderuar të qëndroj para jush president Begaj në këtë vend këtu ku qëndrojnë e pushojnë luftëtarë të zot, shqiptarë të zot, heronj të mirë. Jam i bindur që ata janë të gëzuar që ne sot jemi bashkë”, u shpreh Haradinaj. /KSP