Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një letër nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherni.
Përmes kësaj letre, Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi për dërgimin e një misioni evropian, i cili do të vëzhgojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Do të doja t’ju falënderoj për letrën tuaj të datës 26 gusht 2019, duke e ftuar Bashkimin Evropian që t’i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Pas ftesës suaj, unë kam marrë vendim për të dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve”, thuhet në letrën e përfaqësues së lartë të BE-së, Frederica Mogherini.
Në këtë letër ajo paralajmëron se shumë shpejt do të emërojë kryesuesin e këtij misioni, derisa stafi i tij pritet të vijë në ditët e ardhshme në Republikën e Kosovës.
Presidenti Thaçi, edhe më parë kishte bërë thirrje që zgjedhjet e 6 tetorit të jenë fer, demokratike dhe të mbikëqyren nga mekanizma ndërkombëtarë, shoqëria civile dhe mediat.
-
Haxhiu fton BE-në të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit
-
BE-ja do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale të tetorit “me mision të plotë”
-
Zyrtarizohet ekipi i BE-së që do t’i monitorojë zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë
-
Apostolova njoftohet për përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet
-
BE: Do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor, institucionet e reja do të zgjidhen shpejt