Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për monitorim të zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë.
Më 18 qershor, Osmani pati kërkuar nga BE-ja që të monitorojë këto zgjedhje, dhe tani nga Presidenca njoftohet se David Sassoli, kryetar i Parlamentit Evropian, dhe Josep Borell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, i janë përgjigjur pozitivisht. Sipas njoftimit, për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare, kur “Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve është përbërë nga një numër i vogël ekspertësh, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, BE-ja do të jetë prezente me mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor”.
Pritet që Parlamenti Evropian t’i nominojë përfaqësuesit e vet, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i BE-së do ta emërojë Shefin e Misionit që bashkë me ekspertët do të arrijnë në Kosovë javëve në vijim.
-
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë
-
Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e shkurtit
-
Osmani – vëzhguesve të BE-së: Sigurohuni se po realizohet e drejta e votës së lirë në veri
-
BE-ja kushtëzon monitorimin e zgjedhjeve me finalizim të reformës
-
BE: Zgjedhjet e tetorit do të monitorohen në çdo pjesë të Kosovës, përfshirë veriun