Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka pritur në takim përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila është informuar lidhur me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimit për media, Apostolova ka shprehur mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke bërë të ditur se përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Mogherini e ka marrë kërkesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dërgimin e misionit të veçantë për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, e cila kërkesë është duke u trajtuar me seriozitet të lartë.
Duke folur në emër të KQZ-së, Daka u shpreh se vëzhguesit e zgjedhjeve janë të mirëseardhur në Kosovë, pasi i ndikojnë në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor dhe shtoi se KQZ-ja është munduar që me seriozitet të trajtojë rekomandimet e vëzhguesve të proceseve të kaluara zgjedhore.
-
Zyrtarizohet ekipi i BE-së që do t’i monitorojë zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë
-
BE dërgon një mision që do të vëzhgojë zgjedhjet e 6 tetorit
-
Për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë do të vijë edhe një ekip i dërguar nga Mogherini
-
Thaçi e Daka flasin për organizimin e zgjedhjeve
-
Haxhiu fton BE-në të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit