Punimet në projektin “Bashkimi i qytetit”, kanë dëmtuar gypat e rrjetit të ujësjellësit, ndaj një pjesë e Ferizajt po furnizohet më ujë që kundërmon.
Mexhid Ramusa, banor në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ka thënë se ujit të pijshëm po i vjen një erë kundërmuese, ndërkohë që ankesat e tyre nuk po merren parasysh nga organet kompetente.
“Ne si qytetarë të Ferizajt jemi shumë të shqetësuar nga kjo gjendje e krijuar pas nisjes së punimeve për “Bashkimin e qytetit”, sepse po rrezikohet jeta e qytetarëve nga ndonjë sëmundje epidemike, derisa ujit të pijshëm i vjen një erë shumë e keqe dhe askush nuk po merr masa për klorimin e tij”, ka thënë Ramusa.
Sipas tij, kompania për menaxhimin e ujësjellësit duhet të angazhohet rreth kësaj çështjeje derisa qytetarët kërkojnë cilësi të ujit të pijshëm./A.A.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Qytetarët në Ferizaj kërkojnë mbylljen e gropave në qytet
-
Qytetarët në Ferizaj përballen me mungesë dhe reduktime të ujit
-
Oborri i sallës së sporteve në Ferizaj shndërrohet në deponi për mbeturina
-
Banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt në hall nga ujërat e zeza
-
Projekti për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj, drejt dështimit