Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se është kryeministri Edi Rama ai që e ka destabilizuar vendin këto 4 vite.
“Plani i Edi Ramës është të shkojë në zgjedhje vetëm me koalicionin e sharlatanëve, hajdutëve dhe kriminelëve që qeverisi Shqipërinë në këto 4 vite. Edi Rama flet për destabilizimin e Shqipërisë këto ditë, por e destabilizoi vendin me deputetë, kryepolicë, tatimorë dhe drejtorë kriminelë”, tha Basha.
Më tej, kreu i PD-së shtoi: “Në vitin 2015 vonoi ligjin e dekriminalizimit për të çuar Rroshin në Kavajë. Kur OSBE-ODIHR tha se me këto zgjedhje ke shkatërruar besimin e shqiptarëve në procesin elektoral, e mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart në zgjedhjet në Kolonjë”, përcjell TopChannel.
“Ka shkatërruar ekonominë, ka rrënuar shëndetësinë, ka çuar prapa arsimin, ka varfëruar shqiptarët dhe ka larguar investitorët e huaj”, shtoi Basha.
-
Basha bën thirrje për protestë paqësore, Rama thotë se po destabilizon vendin
-
Lubonja: Në situatën mes Bashës e Berishës, Edi Rama ka rolin kryesor
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama pas dështimit të hapjes së bisedimeve me BE-në
-
Basha: 30 Qershori është kthyer në ditën kombëtare të kurajës qytetare