Përfaqësuesit e lagjeve Berbatovci, Krasniqi, Mirena dhe Mjeku të fshatrave Hade dhe Shipitullë, sot do ta bllokojnë Komunën e Obiliqit.
Përfaqësuesit e këtyre lagjeve kanë bërë të ditur për KosovaPress, se duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 12:00, do ta mbajnë të bllokuar Komunën, duke mos lejuar asnjë punonjës, apo qytetar të hyjë në Komunë, në këtë rast në zyre nuk do të lejohet të shkojë as kryetari i Komunës.
Sipas tyre, arsyeja e bllokimit të Komunës është, që të pengohet zhvillimi i debatit më qytetarë dhe të shprehin protestën e tyre kundër punës që është duke zhvilluar KEK-u pranë shtëpive të tyre në nxjerrjen e thëngjillit.
Banorët thonë se nga puna që po bëhet në këtë vend po u rrezikohet jeta. Sipas tyre KEK-u është duke punuar ende pa filluar shpronësimi, ashtu siç edhe është vendosur nga Qeveria.
-
Banorët e Hades dhe Shipitullës paralajmërojnë përsëri protestë nëse nuk arrihet marrëveshje
-
KEK-u u reagon banorëve të Shipitullës: Shpronësimi i tokave bëhet bazuar në Planin Kryesor Xehetar
-
Banorët e Shipitullës, mes pluhurit dhe zhurmës së ekskavatorëve
-
Banorët e Obiliqit në protestë, kërkojnë punësim në KEK
-
Kuvendi i Obiliqit me seancë të jashtëzakonshme për moszbatimin e ligjit