Padi dhe protesta ka paralajmëruar komuna e Obiliqit ndaj KEK-ut.
Përmes një seance të jashtëzakonshme të mbajtur këtë të martë, Kuvendi komunal i Obiliqit ka paralajmëruar padi ndaj KEK-ut, përmes së cilës kërkohet pezullim i vendimit të konkursit të fundit në këtë ndërmarrje.
Këtu, kryetari i Obiliqit kërkoi nga qeveria që urgjentisht të marrë masa ndaj menaxhmentit të KEK-ut për mosrespektimin e Ligjit të Obiliqit dhe vendimeve të saj, raporton KTV.
Ndërsa, u paralajmëruan protesta, nëse nuk zbatohet Ligji, përkatësisht përparësia që u jep ai banorëve të Obiliqit për punësim në KEK.
Por në këtë seancë, kreu i komunës u akuzua për punësime partiake nga opozita.
Banorët paralajmëruan protesta, në rast se nuk përmbushen premtimet për punësim.
Kryeministri Ramush Haradinaj, me të marrë mandatin, u kishte premtuar banorëve të Shipitullës dhe Hades shpronësim të shpejtë, si dhe punësimin e nga një anëtari të familjes.