Mehmet Ballazhi, kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se punë me prioritet do ta ketë ujin e pijshëm, pasi sipas tij, kjo është nevoja më e madhe e qytetarëve.
Ai ka thënë se është e vonuar kjo punë pasi uji është elementar për jetën e njeriut.
“Unë asnjëherë nuk jam munduar që të bllokojë punën e Kuvendit dhe punën e ish-kryetarit. Qytetari është bind që ne të punojmë për këtë komunë. Unë pata ndërtuar kauzën e ndryshimit për të hyrë në zgjedhje. Unë i kam prirë kësaj kauze të ndryshimit në të gjitha fushat”, ka thënë ai.
Sipas tij, ende nuk e di nëse komuna e Hanit të Elezit ka bashkëpunim me nivelin qendror, pasi sipas tij, komuna më shumë është ndihmuar nga organizatat e huaja dhe BE-ja.
Ballazhi ka thënë se po mundohen që projektet e lëna në gjysmë t’i përfundojnë, si ndërtimi i shtëpisë së kulturës, duke thënë se deri në maj ose qershor ajo do të përfundohet.
“Ka disa projekte që ne i kemi menduar siç është shtrati i lumit Lepenc. Nuk ishte e vështirë që të bëja balancin mes grave dhe burrave në kabinetin tim. Nuk ishte aspak e vështirë, kam një drejtoreshë të administratës 21-vjeçare por që ka përfunduar dy fakultete”, ka thënë ai.
-
Ballazhi: Kam prioritet zhvillimin e arsimit
-
"Uji në Ferizaj është luks" - Premtimet e Azemit për ujin e pijshëm
-
“Klina kurrë ma mirë s’ka qenë”, kryetari Elezaj lavdërohet për punët e bëra
-
Banorët e Hanit të Elezit ankohen për mungesë të ujit, “Bifurkacioni” për mospagesën e faturave
-
Ballazhi fajësohet se finalizoi kërkesën e banorëve për shtrimin e rrugës në fshatin e tij