Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Rizvanolli po manipulon, çmimi i energjisë prej 64 eurosh/MWh s’është final

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se çmimit prej 64 eurosh, i prezantuar të dielën nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me të cilin KEK-u furnizon të dielën përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX për ndërmarrjet, i shtohen edhe disa kosto të tjera. 

Ajo e ka akuzuar Rizvanollin për manipulim, duke thënë se këtij çmimi i shtohen fitimi i KOSTT-it, fitimi i distribucionit KEDS, fitimi i KESCO-s, e edhe i KEK-ut. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot 64 euro, nesër 99 euro, sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregulluar kushton vetëm 29.6 Euro? Kur kanë shkuar Artanja e disa të tjerë në LVV, disa kanë menduar që do ta ndryshojnë Albinin, por që vjen dita e krejt bëhen si Albini pak kush e ka pritur. Paska thanë KEK-u sot po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por nuk po e shpjegon se këtij çmimi derisa të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet plus kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it, plus kosto apo fitimi i distribucionit KEDS, plus kosto apo fitimi i KESCO-s (se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u), plus fitimi për KEK-un se tash drejtorit të ri duhet t’ia garantojë performancën”, ka shkruar ajo në Facebook. 

Sipas Bajramit, ky çmim për MWh nuk është çmim final i energjisë, por vetëm i asaj “që deri dje ka kushtuar 29.6 euro”.

“Po Rizvanolli duhet përgjigjur: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. P.sh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh. Sa do të jetë pasnesër? Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditëve, mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh”, ka shtuar tutje Bajrami.