Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka fajësuar sërish opozitën për bllokim të Kuvendit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi është kthyer në peng të inateve të atyre që sipas tij nuk u dhimbset shteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mjaft është mjaft! Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti”, ka shkruar ai.
Sipas tij, qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë. “Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet”.
Duke i bërë thirrje partive opozitare në mandatin e kaluar, Bahtiri u ka kërkuar të reflektojnë ose të bëhen përgjegjës, për siç e ka quajtur ai, turp historik.
“U drejtohem opozitës: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik!A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet? Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak”, ka shkruar ai.
Të shtunën ishte dështimi i 28-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.