Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Popullit: Kërkesat e minatorëve janë të drejta dhe të ligjshme

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vizituar minatorët e Trepçës që kanë hyrë në grevë.

Ai ka thënë se kërkesat e minatorëve janë krejt të arsyeshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, ata që marrin vendime do të duhej t’i vizitonin minatorët në hapësirat ku ata punojnë.

“Sa i përket vërejtjeve që i keni për menaxhmentin dhe drejtuesit e kësaj miniere padyshim që ka vend për t’u ulur dhe për të diskutuar se çfarë të bëhet më tutje në këtë pjesë. Por kujdesi institucional duhet të ekziatojë, të vijë dikush nga autoritetet t’iu vizitojë, unë besoj që ka qenë e arsyeshme dhe jo të marrin vendime në zyrë për fatin e njerëzve që janë 700 metra nën tokë, por të vijnë dhe t’i shohin brengat e tyre”, ka thënë ai.

Qelaj ka thënë se është shqetësuese mungesa e dialogut social.

Sipas tij, greva nuk mund të vazhdojë në pafundësi.

Image