Arbëri

Minatorët ndërpresin grevën

minatorët e Trepçës

Minatorët e “Trepçës” kanë ndërprerë grevën e nisur prej disa ditësh.

Fillimisht minatorët në Artanë dhe Kishnicë kishin ndërprerë grevën, e sot edhe ata në "Stan Tërg". 

Minatorët kanë arritur marrëveshje mbi kushtet e tyre në orët e hershme të së premtes.

Marrëveshja e arritur përfshinë që pagat e minatorëve të dalin nga data 6 deri më 10 të muajin dhe jo më vonë, konkursi për kryeshef të shpallet brenda 10 ditësh dhe për sigurimin shëndetësor do të vazhdohet të pritet, ka thënë anëtari i Sindikatës së minatorëve Gani Osmani.

Në takim me minatorët kanë qenë depitetët e Vetëvendosjes Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Halil Thaçi, si dhe Valon Prebreza nga Ministria e Ekonomisë.

Për pranimin e kërkesave të minatorëve ka njoftuar edhe ndërmarrja “Trepça”. “Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, jemi në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e paraqitura nga ju, sepse janë dhe prioritete tona tashmë”, thuhet në përgjigjen që Bordi e ka bërë për minatorët.

Minatorët ishin futur në grevë pasi kërkonin realizimin e pagave të tyre me kohë, shkarkimin e menaxhmentit, sigurimin shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Greva e tyre ka nisur më 24 tetor, teksa numër i madh i tyre patën kërkuar ndihmë mjekësore gjatë ditëve sa ka zgjatur ajo.