Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se i ka vizituar minatorët grevistë të Trepçës, ku tha se është informuar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Ai ka shkruar në Facebook të enjten se shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante, e sipas tij, veprimi qeveritar duhet të jetë shpejtë “në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve”.
“Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike. Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t'u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës”, thuhet në statusin e Tahirit.
Për grevën e minatorëve ka folur të enjten në emisionin Konfront të KTV-së Gani Osmani nga Sindikata e Trepçës.
Ai ka deklaruar se gjendja e minatorëve është e rëndë, e sipas tij, kushtet e punës janë ekstreme.
-
Tahiri: Kosova po fle, Qeveria të marrë urgjentisht masa për përballimin e krizës dhe rritjen e çmimeve
-
Sindikalistë nga tri shtete mbështesin kërkesat e minatorëve të “Trepçës”
-
Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, ua pezullon minatorëve pushimet vjetore
-
Minatorët ende pa paga, paralajmërojnë protestë për të enjten
-
Qeveria kushtëzon ndihmën për “Trepçën”, reagon Sindikata e Punëtorëve