Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avancime të dyshimta akademike në universitetin publik të Pejës

Senati i universitetit publik “Haxhi Zeka” në Pejë ka shpallur në muajin maj konkurs publik për zgjedhjen e personelit akademik të rregullt në tri fakultet. Është kërkuar një mësimdhënës në lëndën e ekonomisë në Fakultetin e Biznesit, atë Juridik dhe Fakultetin e Turizmit.

Në njërin nga konkurset kanë konkurruar tre persona, dy jashtë Universitetit dhe njëri që është staf i Universitetit, kurse në dy konkurset e tjera kanë qenë nga një mësimdhënës i brendshëm dhe nga një konkurrues nga jashtë Universitetit. Mirëpo në të tri vendet e punës të shpallura kanë mbetur profesorët e njëjtë që ishin dhe që kishin konkurruar në këtë konkurs publik, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhjen e serishme të profesorëve të njëjtë e konteston Bashkim Nurboja me titull doktor i shkencave ekonomike, njëri prej dy konkurruesve nga jashtë, i cili ka konkurruar në të tri konkurset e shpallura për mësimdhënës. Ai konsideron se përzgjedhja nuk është bërë në baza meritore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)