Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të merret me trajtimin e qenve endacak.
"Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës edhe një herë kërkojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacak sepse këtë përgjegjësi me buxhet shtesë në vlerë miliona euro e ka marrë dhe vazhdon ta ketë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018”, ka njoftuar AKK-ja në Facebook.
AKK-ja shton se kryetarët e komunave ndaras nuk mund ta zgjidhin këtë problem porse duhet të zgjidhet në nivel vendi.
Duke theksuar bazën ligjore e cila e bën AVUK-un përgjegjëse për kujdesin e shëndetit he kontrollimin e kafshëve në Kosovë, “kryetarët e komunave kërkojnë nga AVUK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellur me buxhet shtesë”.
AKK ka thënë se do të deponojë kërkesë mbi qasjen në dokumente zyrtare në AVUK lidhur me zbatimin e projektit.
-
Komunës së Prishtinës i kërkohet të merret me qentë endacakë në oborrin e QKUK-së
-
Komuna e Prishtinës: Kemi shpenzuar dhjetëfish më shumë buxhet se vitin e kaluar për qentë endacakë
-
Padi kundër Ministrisë së Bujqësisë, AUV-it dhe Komunës së Prishtinës për mostrajtim të qenve endacakë
-
Trajtimi i qenve endacakë, nga AUV-i sërish te komunat
-
Komunat thonë se pa ndërhyrjen e Qeverisë nuk zgjidhet problemi me qentë endacakë