Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) i ka kërkuar Komunës së Prishtinës që të trajtojë çështjen e qenve endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në një njoftim në Facebook SHSKUK-ja ka shkruar se prania e qenve endacakë në oborrin e QKUK-së, vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty thuhet se SHSKUK-ja nuk ka kompetencë të merret me këtë çështje.
“Duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, SHSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë. Mes tjerash SHSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë”, thuhet në njoftim.
Komunës thuhet se i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre.
“Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”, thuhet në njoftim.