Komuna e Lipjanit gjatë periudhës së fundit kohore po përballet me kërkesa të vazhdueshme nga qytetarët për asfaltim të rrugëve dhe rrugicave, ndërkohë dhjetëra rrugë në lagjen “Akllapi” dhe në fshatin Konjuh të Lipjanit po figurojnë si prona private për të cilat Komuna nuk ka mundësi financiare ta bëjë kompensimin e tyre.
Sipas zyrtarëve komunalë të Lipjanit kontestet e tilla pronësore po e pamundësojnë asfaltimin e atyre rrugëve për të cilat banorët vazhdimisht po deponojnë kërkesa në Komunë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka sqaruar se banorët e kësaj lagjeje vazhdimisht po kërkojnë asfaltim të rrugëve, mirëpo ato po figurojnë si prona privat, kurse Komuna nuk mund të bëjë zgjidhje derisa nuk ka buxhet për shpronësime.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Asfaltimi i rrugës në Lipjan, peng i kontestit me Hekurudhat e Kosovës
-
Zvarritet riasfaltimi i rrugës regjionale Shtime-Lipjan, në drejtim të Prishtinës
-
Banori në Magurë bllokon rrugën private, Komuna bëri investime pa marrëveshje
-
Lagjet “urbane” pa rrugë e adresa
-
Lipjanasit ankohen për deponitë, Komuna i fajëson qytetarët