Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se e ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi në Gjilan.
Prokurori i Shtetit pas intervistimit ka urdhëruar që rasti i iniciuar si “cenim i fshehtësisë së votimit” të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërejtur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës”, njoftoi PK-ja.
Sipas burimeve të KOHËS i arrestuari është një mërgimtar, i cili ka thënë se është duke votuar për herë të parë dhe se nuk ka pasur informacione që nuk ka të drejtë ta fotografojë fletëvotimin.
VV-ja feston, opozita e kënaqur me rritjen
-
Po hetohen 7 raste të dyshimta për zgjedhje, në Pejë një fletëvotim me vulë tjetër nga ajo e KQZ-së
-
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim të votës
-
Shoqërohet në Polici i dyshuari për fotografim të votës në Zveçan
-
Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime
-
Ndalimet e qytetarëve që shqyen fletëvotimet vlerësohen të ngutshme