Nagip Arifi është zgjedhur sot kryetar i Komunës së Bujanocit dhe menjëherë premtoi se do të jetë kryetar i të gjithëve, pavarësisht etnitetit dhe fesë, bëjnë të ditur mediat serbe.
Në koalicionin e krijuar nga Arifi, si kryetar i partisë që fitoi më së shumti mandate në zgjedhjet e mbajtura muajin e shkuar, për herë të parë që nga viti 2002 nuk ka këshilltarë të nacionaliteteve serbe dhe rome.
Për Arifin ky është mandati i katërt si kryetar i Bujanocit. Për të votuan 25 nga 26 asambleistët shqiptarë të Kuvendit komunal të këtij qyteti.
Zëvendës i tij është zgjedhur Shqiprim Musliu.
Artikuj të ngjashëm
-
Arifi: Edhe shqiptarët në Serbi duhet ta kenë asociacionin nëse formohet për serbët në Kosovë
-
Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët
-
Shqiptarët nuk e lëshojnë Bujanocin, fiton PD-ja
-
Udhëheqësit e Graçanicës premtojnë bashkëpunim me të gjitha komunitetet
-
Kandidati shqiptar në Graçanicë flet për bashkëpunimin e mirë me kryetaren nga Lista Serbe